Pak orë pas marrëveshjes, Armenia dhe Azerbajxhani thyejnë armëpushimin

schedule11:55 - 10 Tetor, 2020

schedule 11:55 - 10 Tetor, 2020

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëra-tjetrën për thyerje të armëpushimit, vetëm disa orë pas arritjes së marrëveshjes mes palëve në moskë.

Dy vendet ranë dakord për një armëpushim dy javor, ndërsa banorët e Stepanakert në zonën e Nagorno-Karabakut dolen sot nga shtëpia pas disa jaësh të mbyllur për shkak të bombardimeve.

Megjithatë, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit në Nagorno-Karabak, Armenia dhe Azerbajxhani po fajësojnë njëri-tjetrin për sulme të reja në zonat e banuara.

“Forcat azere filluan një sulm në 12.05”, dmth pas fillimit të armëpushimit të planifikuar për në mesditë”, njoftoi Ministria armene e Mbrojtjes.

“Armiku po bombardon zonat e banuara”, njoftoi nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!