Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pak orë pas Dendias, ambasadorja shqiptare në Athinë takon ministrin grek të Mbrojtjes

schedule18:50 - 2 Qershor, 2021

schedule 18:50 - 2 Qershor, 2021

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga e shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Roland Berzani, u pritën në një takim nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë Nikolaos Panagiotopoulos.

Ambasada shqiptare në Athinë thekson se gjatë këtij takimi, biseda u fokusua në ecurinë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe prespektivën e tij për të ardhmen, zhvillimet më të fundit në rajon e më gjerë, si dhe në shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë midis dy Ministrive të Mbrojtjes.



Një ditë më parë ambasadorja shqiptare zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!