Pak orë nga zbardhja e vrasjes tragjike, policia merr urgjent me helikopter bashkëshortin e Karolinës: Çfarë kapën kamerat

schedule11:59 - 17 Qershor, 2021

schedule 11:59 - 17 Qershor, 2021

Policia grekë është shprehur se ndodhet në orët finale të zbardhjes së krimit makabër të dy javëve më parë, ku një 20 vjeçare u vra gjatë një grabitjeje në shtëpinë e saj ku jetonte me bashkëshortin dhe foshnjen disa muajshe.

Autoritetet helene kanë kërkuar informacion nga ambasada shqiptare në Athinë për tre shtetas, të cilët dyshohet se janë pjesëmarrës në krim, krahas dhjetra të tjerëve të dyshuar, megjithatë deri më tani nuk ka një informacion nga policia që të konfirmojë identitetin e grabitësve.

Ndërkohë, bashkëshorti i Karolinës, Babi Anagnostopoulos është dërguar me helikopter urgjentisht për në Drejtorinë e Policisë së Greqisë. Mësohet se ai ishe në varreza duke dërguar lule në varrin e së shoqës së vdekur gjatë grabitjes, kur dy policë i janë afruar duke kërkuar prej tij që t’i ndiqte, raporton abcnews.al.

Mësohet se policia ka të dhëna të reja nga kamerat e sigurisë dhe kërkon që të bëhen verifikime edhe përmes dëshmisë së bashkëshortit, i cili ishte dëshmitari i vetëm në ngjarjen tragjike.

Karolina u vra duke u mbytur gjatë grabitjes disa javë më parë në shtëpinë e saj, ndërsa policia është duke kryer kërkime intensive për gjetjen e vrasësve për shkak edhe të ndjeshmërisë publike si edhe makabritetit të ngjarjes.

Fillimisht u dyshua për një grup gjeorgjianësh, ndërsa tani policia dyshon për disa shqiptarë krahas të tjerëve dhe është duke marrë informacione nga autoritetet tona në lidhje me ngjarjen e rëndë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!