Pak nga mbyllja e votimit, Osmani: Ora e fundit për ta përcaktuar fatin e vendit tonë

schedule18:24 - 14 Shkurt, 2021

schedule 18:24 - 14 Shkurt, 2021

Kanë mbetur edhe pak minuta nga mbyllja e procesit të votimit në Kosovë. Kandidatja për presidente nga radhët e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani ka ftuar qytetarët që nuk kanë dalë ende për të votuar, të shkojnë në qendrat e votimit, pasi ka mbetur më pak se një orë.

“Ora e fundit për ta përcaktuar fatin e vendit tonë. Votoni!”, ka shkruar Osmani, në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara deri në orën 16:00 kanë votuar 37.3 për qind e qytetarëve të Kosovës. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!