Pak emocione dhe thatësirë golash, vetëm 4 gola në pjesët e para

schedule21:39 - 11 Tetor, 2019

schedule 21:39 - 11 Tetor, 2019

Thatësirë golash në 45 minutat e para. Vetëm katër të tillë janë shënuar në 7 sfidat e mbrëmjes, nga të cilat 2 në ndeshjen Çeki-Angli. Harry Kane kaloi miqtë në avantazh me anë të një penalltie që në minutën e nëntë, ndërsa vendasit barazuan pas katër minutash.

Ky barazim e ngjit Çekinë përkohësisht në kuotën e 10 pikëve, dy më shumë se Kosova që ka për të luajtur një ndeshje më shumë. Anglia vazhdon të qëndrojë në krye me 13 pikë për momentin.

Portugalisë i ka mjaftuar një gol i Bernardo Silvës për të zhbllokuar ndeshjen me Luksemburgun në shtëpi. Ruslan Malinovski është autori i golit të avantazhit për Ukrainën.

26-vjeçari i Atalantës ka zhbllokuar sfidën shtëpiake me Lituaninë dhe ekipi i Shevchenkos vazhdon të marshojë drejt kualifikimit për në Euro 2020. /abcnews.al

Pjesët e Para
Andorra – Moldavi 0-0
Çeki – Angli 1-1
(Brabec 9’ / Kane (pen) 5’)
Islandë – Francë 0-0
Mali Zi – Bullgari 0-0
Portugali – Luksemburg 1-0
(Silva 20’)
Turqi – Shqipëri 0-0
Ukrainë – Lituani 1-0
(Malinkovsky 29’)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!