Pak ditë pas vdekjes, partnerja i kushton një tatuazh të veçantë reperit DMX

schedule14:31 - 13 Prill, 2021

schedule 14:31 - 13 Prill, 2021

DMX u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 50-vjeçare pas një sulmi që pësoi në zemër. Reperi legjendar amerikan ndodhej prej ditësh në gjendje kome, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Adhuruesit e tij u mblodhën përpara spitalit ku ndërroi jetë për të bërë homazhe për të ndjerin.

Familja e tij konfirmoi lajmin përmes një deklarate ku thuhej:“Ne jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë sot se i dashuri ynë, DMX, emri i të cilit është Earl Simmons, vdiq në moshën 50-vjeçare në Spitalin White Plains”. Ndërkohë, pas vdekjes partnerja e tij , Desiree Lindstrom, ka bërë një tatuazh të veçantë për reperin.

Iku, por nuk u harrua: Desiree Lindstrom, e fejuara e reperit të ndjerë DMX, zbuloi të hënën se e ka përkujtuar atë me një tatuazh të ri

 

“Dog Love”, është tatuazhi në krah shoqëruar me një “X” të madh poshtë tij. “Më vjen mirë që e dëshmova. Bota humbi një ikonë, por edhe një baba të madh. Duke u lutur për familjen tuaj.”, thotë ajo. Lindstrom dhe DMX janë prindër të një djali të vogël Exodus, i cili lindi në gusht 2016. /abcnews.al

Nga zemra: Ajo mori 'Dog Love' të ngjyrosur në parakrah me një 'X' të madhe nën të. Sipas TMZ, Lindstrom beson se dashuria e një qeni është e pakushtëzuar si dashuria që ajo ndau me DMX