Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pak ditë më parë pësoi një aksident të rëndë në Tiranë, këngëtarja shqiptare feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush

schedule15:47 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 15:47 - 1 Dhjetor, 2022

Sot feston ditëlindjen Vjollca Haxhiu. Këngëtarja e njohur mori shumë urime nga miqtë dhe fansat e saj, shumë prej të cilëve i postoi dhe në Instastory. Ajo mbush 49 vjeç. Kujtojmë që së fundmi këngëtarja rrëfeu se ishte përfshirë në një aksident të rëndë në Tiranë.

Këngëtarja zbuloi se ishte përplasur nga një motor pranë vizave të bardha teksa shoqërohej nga mikesha e saj, Nera Fejzullahu, bashkëshortja e Sabri Fejzullahut. “Isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve, unë isha e koncentruar në projektin, dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha.

Makinat ishin ndalur ndërsa vjen një motori dhe direkt e në mua. Unë kam shpëtuar por ka mundur të jetë më e tmerrshme, mu ka thyer një brinjë dhe këmbën e kam pak të lënduar. Më duhet të qëndroj në regjim shtrati. Shoferit ia fala, për momentin e kam një brinjë të thyer por me kohë rikuperohet vetë.”, tha ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!