Pajtimi politik, Xhaferi: VMRO, e painteresuar

schedule20:43 - 25 Tetor, 2018

schedule 20:43 - 25 Tetor, 2018

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka deklaruar se opozita ka shprehur pak interes për mundësinë e pajtimit politik lidhur me ngjarjet e 27 prillit. Sa i takon presidentit Ivanov, Xhaferi ka nënvizuar se mund të fillojnë procedurat e shkarkimit, por gjithçka varet nga qëndrimi i 8 deputetëve që dhanë votat për ndryshimet kushtetuese.

Tani për tani nuk ka shumë informacione rreth njërës prej kërkesave të grupit të tetë deputetëve nga radhët e opozitës për formimin e trupit për pajtim politik në Parlament, thotë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili shton se është e qartë që VMRO-DPMNE-ja nuk është e interesuar për këtë.

Talat Xhaferi: “I qartë është përcaktimi se ata nuk janë të interesuar për pajtim të përgjithshëm mes deputetëve e kjo do të reflektohej edhe mes qytetarëve si përkrahës të partive politike”.

Kryetari i Kuvendit pret që iniciuesit t’i japin më shumë detaje për idenë e tyre.

“Pres që deputetët që qëndrojnë pas kësaj ideje të inicojnë dhe një takim përkatës për këtë ide.”.

Për dorëzimin eventual të propozim-ligjit për amnisti nga ana e VMRO-DPMNE-së lidhur me ngjarjet e 27 prillit kryetari i Kuvendit thotë se deputetët kanë të drejtë ta dorëzojnë, por edhe të sqarojnë se çka do të donin të arrijnë me një akt të tillë dhe cilat do të ishin pasojat për imazhin e Kuvendit. Kryepralamentari Talat Xhaferi lidhur me mundësinë për shkarkimin e presidentit të vendit ka theksuar se mund të inicohet impiçmenti, por fillimisht duhet parë disponimi i deputetëve opozitar të cilët votuan për nismën e ndryshimeve kushtetuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!