Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Bryan Johnson sapo ka kaluar një tjetër fundjavë duke kryer ekzaminime.
“Të shtunën, bëra sonografi për kyçet e këmbëve, gjunjët, ijet dhe shpatullat, për të kuptuar “moshën” e tendinave dhe ligamenteve,” tha ai.
Është pjesë e një misioni që të vlerësojë të gjitha organet e trupit të tij me detaje në mënyrë që ai të mund të shohë nëse dhe në çfarë mase, po kujdeset për organizmin e tij. Johnson, një sipërmarrës teknologjik në Kaliforni, tha se i është nënshtruar më shumë se 300 testeve të llojeve të ndryshme për këtë qëllim, raporton abcnews.al.
Dieta e tij gjithashtu përcaktohet nga testet, për të kuptuar se si trupi i tij reagon ndaj rreth 150 ushqimeve. Vakti kryesor i tij çdo ditë është i njëjti mish me perime jeshile, gjum i rregullt dhe stërvitje.
Mbajtja e një regjimi dhe analizat janë rruga e duhur për të gëzuar shëndet të plotë.
Në pjesën më të madhe, testet e ndryshme u përdorën për të kuptuar dhe kontrolluar popullatat, duke i organizuar ato në klasa dhe për të zbuluar personat që ishin sëmurë, në mënyrë që t’i inkurajonin ose ndëshkonin. Ajo që bie në sy është individualizmi.
Teksa bëhet gjithnjë e më e zakonshme, pasjisjet teknologjike si orët apo unazat po bëhen gjithnjë e më të përdorshme. Efekti në shëndet dhe stilin e jetesës ka të ngjarë të jetë më i thellë.
Deri në vitin 2015, kur Apple lançoi orën e saj të parë, gjurmuesit e fitnesit të Fitbit ishin tashmë në shitje për gjashtë vite dhe kishte më shumë se 500 pajisje shëndetësore në treg. Shitjet e orëve inteligjente dhe gjurmuesve të fitnesit arritën në 8 miliardë dollarë, raporton abcnews.al.
Deri në vitin 2021, 29 miliardë dollarë u shpenzuan globalisht. Në Amerikë, orët inteligjente po përhapen aq shpejt sa edhe celularët inteligjentë dikur. Në vitin 2021, rreth një në katër amerikanë zotëronte një orë inteligjente ose gjurmues fitnesi.
Shkalla është e ngjashme në vende si Britania dhe Finlanda. Numri i përdoruesve në Amerikën e Veriut është dyfishuar nga 2015 në 2021. Në Europën Perëndimore dhe Kinë është trefishuar. Në vitin 2019, Apple shiti më shumë orë sesa e gjithë industria zvicerane e orëve.
Rreth 400 milion pajisje në vit (nga të gjitha markat) pritet të shiten globalisht deri në vitin 2026, nga 200 milion në 2020.
Ka ekzistuar prej kohës një hendek midis shoqërive dhe ekonomive perëndimore që kujdesen për njerëzit kur janë të sëmurë dhe atyre që i ndihmojnë ata të jenë të shëndetshëm.
Pajisjet teknologjike po na ndihmojnë në dy mënyra.
Nga njëra anë, ata po ndihmojnë njerëzit për herë të parë, të masin rrahjet e tyre të zemrës gjatë natës. Nga ana tjetër, aksesorë teknologjikë po sjellin ndryshim midis trajtimit mjekësor të ofruar nga mjekët dhe asaj që pacientët po bëjnë për të përmirësuar shëndetin e tyre.
Pandemia e Covid-19 e përshpejtoi procesin. Me palestrat e mbyllura, ushtrimet u “zhvendosën” në ambientet e jashtme dhe shumë njerëz blenë aksesorë teknolgjike për herë të parë. Para Covidit, njerëzit i blinin pa ndonjë arsye të veçantë, i mbanin për një kohë të shkurtër dhe i vendosnin në një sirtar. Pandemia e ndryshoi këtë sepse shumë njerëz duhej të monitoroheshin në shtëpi për arsye shëndetësore.
Më shumë pacientë të moshuar filluan të përdornin aksesorë teknologjikë për të gjurmuar shëndetin e tyre.
Asistentët teknologjikë si Siri dhe Alexa nuk janë më një risi e përdorur nga një pakicë e guximshme e teknologjisë. Sipas një përmbledhje nga studiuesit në Danimarkë të më shumë se 120 studimeve të gjurmuesve të aktivitetit personal, që përfshinin njerëz të shëndetshëm dhe ata me probleme të ndryshme shëndetësore, arriti në përfundimin se pajisje të tilla përmirësuan ndjeshëm shëndetin e njerëzve, raporton abcnews.al.
Por aktiviteti fizik është aq i rëndësishëm sa edhe ndryshimet e vogla mund të kenë shumë rëndësi. Sipas studimeve, ecja redukton vdekshmërinë nga 6% në 36%, me ndikimin më të madh në mesin e atyre që qëndrojnë shumicën e kohës ulur.
UnitedHealthcare, tha se 59% e përdoruesve regjistrojnë ushtrimet për të paktën gjashtë muaj. Disa spitale në Amerikë që kujdesen për miliona pacientë po krijojnë sisteme për ti përfshirë aksesorët teknologjike në kujdesin klinik.
Analistët presin që, në pesë vitet e ardhshme, tregu i pajisjeve të tilla do të ndahet në dy kategori: pajisje të kategorisë mjekësore të miratuara nga rregullatorët për njerëzit me sëmundje kronike që kanë nevojë për gjurmim dhe saktësi më të madhe, dhe pajisje me karakteristika më pak të sofistikuara për njerëz të shëndetshëm.
Prodhuesit kryesorë pritet të ofrojnë pajisje gjithnjë e më specifike për grupe të tilla si fëmijët dhe të moshuarit. Ky raport do të shqyrtojë teknologjitë që po i hapin rrugën këtij transformimi të kujdesit shëndetësor.
Aplikacionet e bazuara në inteligjencën artificiale, të ndërtuara mbi të dhënat e pacientëve, na udhëzojnë se çfarë mund të hamë për drekë ose kur mund të dalim për një shëtitje. Aplikacionet interaktive të mbështetura nga prova klinike po cilësohen si trajtime për të gjitha llojet e sëmundjeve, ashtu si ilaçet.
Disa prej tyre funksionojnë më mirë se terapitë konvencionale që synojnë të njëjtin problem. Aksesorët teknologjikë po transformojnë gjithashtu mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe provat klinike për zhvillimin e ilaçeve të reja.
Ato bëjnë të mundur, për herë të parë, matjen e temperaturës ose matjen e rrahjeve të zemrës të një popullate dhe jo të një individi.
Ka shumë probleme që duhet të zgjidhen. Kryesorja midis tyre janë shqetësimet për privatësinë dhe diskriminimin bazuar në të dhënat shëndetësore nga aksesorët teknologjikë. Rregullatorët po përpiqen të arrijnë një ekuilibër midis mbrojtjes së konsumatorëve dhe inovacionit.
Rreth 80% e sëmundjeve në Amerikë shkaktohen nga stili i jetesës, e njejta gjë vlen edhe për vendet e varfta. Ilaçet funksionojnë në vetëm në 30-50% të njerëzve. Për shumë sëmundje nuk ka terapi.
Kujdesi shëndetësor digjital mund të përballet me shumë nga këto probleme. Për të vlerësuar atë që mund të arrijë, mënyra më e mirë për ta filluar është teknologjia që qëndron pas aksesorëve teknologjikë.
/abcnews.al