Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Brahimi gjatë një ceremonie për betimin e magjistratëve të rinj, ka deklaruar se të dhënat nga “vettingu” kur raportohet për drejtësinë, i ngjason një bilanci lufte sa i takon të shkarkuarve.
“Që në ditën e parë të punës ju paguheni më shumë se Presidenti i Republikës, fakt shumë domethënës. Të dhënat nga vettingu kur raportohet për drejtësinë i ngjason një bilanci lufte sa i takon të shkarkuarve”, është shprehur Ibrahimi.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetarja e KLGJ Nureda LLagami, Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsjan Cela, drejtuesit e prokurorive të rrethit Pogradec dhe Kukës, si dhe përfaqësues nga misionet ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS.
n.d./abcnews.al

