“Paguani për plazhet”, kreu i bashkisë në Lezhë: Task Forcë për mbledhjen e detyrimeve

schedule14:46 - 28 Mars, 2024

schedule 14:46 - 28 Mars, 2024

Bizneset që nuk do të shlyejne detyrimet e prapambetura ndaj bashkise nuk do të pajisen me leje për stacionet e plazhit.

Ky është paralajmërimi i kryetarit të bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, drejtuar subjekteve që operojnë në sektorin e turizmit.

Sa i përket strukturave akomoduese janë 68 subjekte që në total i kanë bashkisë 19 milionë lekë borxh ndërsa sa i përket stacioneve të plazhit janë 60 subjekte që kanë krijuar debi prej 8 milione lekësh.

Për mbledhjen e detyrimeve Ndreu njofoi ngritjen e një task force.

Pavarësisht borxheve që kanë bizneset, para nisjes së sezonit turistik në Lezhë pritet të realizohen investime në rrjetin elektrik si dhe në infrastrukturën rrugore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!