Pagesat për Sala, Cardiff e çon çështjen në CAS

schedule11:19 - 2 Tetor, 2019

schedule 11:19 - 2 Tetor, 2019

Beteja ligjore për pagesat e transferimit të Emiliano Sala vijon mes Cardiff dhe Nantes. Klubi francez kishte kërkuar që klubi i Premier League të paguante këstin e parë prej 6 milionë eurosh dhe FIFA së fundmi i ka dhënë të drejtë. Uellsianët nuk janë dakord dhe tashmë raportohet se çështja do të shkojë në CAS.

Cardiff është mbrojtur me tezën se nuk janë përgjegjës për të paguar, pasi Sala nuk ishte zyrtarisht i tyre kur vdiq. Mes të tjerave pretendohet se Premier League kishte refuzuar disa klauzola të klubit francez dhe Sala ende nuk kishte firmosur kontratën përfundimtare dhe të regjistrohet si lojtar i tyre.

Nga ana tjetër Nantes thotë që Sala, nga momenti që nënshkroi për Cardiff, nuk ishte më lojtari i tyre dhe rrjedhimisht ishte i uellsianëve. CAS do të vendosë përfundimisht mbi këtë çështje mjaft delikate.

Mes klubeve ka pasur përplasje që në fillim për çështjen e pagesave dhe drejtuesit e klubit të Premier League shpesh herë kanë bërë thirrje për të pritur që ngjarja të zbardhej. BBC raporton se Cardiff do duhet të paguaje edhe këstin e dytë prej 15 milionë sterlinash në janar të vitit 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!