SHQIPËRI- Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të fortë vitin e kaluar dhe prekën vlerat më të larta historike, si në numër, ashtu edhe në vlerë transaksionesh.
Kjo konfirmohet e dhe nga fakti se në tremujorin e parë të këtij viti numri i kartave që zotërojnë shqiptarët rezulton se është mbi 1.5 milionë dhe vetëm në muajt e parë të këtij viti bankat e nivelit të dytë kanë lëshuar 33 mijë karta të reja.
Kartat e debitit vijojnë të jenë më të preferuarat, ndërsa ato të kreditit përbëjnë vetëm 8% të kartave me funksion pagese në Shqipëri.
Megjithatë, nëse bëjmë një krahasim për periudhën janar-mars rritja është e konsiderueshme për të dyja llojet e kartave.
Ndërkohë përsa u përket trasaksioneve ose pagesave të realizuara rezultojnë se janë mbi 11.7 milionë të tilla me vlerë mbi 13.4 miliardë lekë.
Një faktor që po nxit rritjen e pagesave me kartë është zgjerimi bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla dhe besohet se sektori i turizmit i ka dhënë një shtysë të konsiderueshme këtyre pagesave.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rritja e pagesave me kartë është një sinjal pozitiv në drejtim të uljes së përdorimit të parasë fizike në ekonomi.
Shqipëria është një vend me shkallë të përdorimit të lartë të parasë cash, fenomen i lidhur me një përfshirje ende të pamjaftueshme financiare, por edhe me nivelin e konsiderueshëm të informalitetit dhe evazionit fiskal.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në katër vite është rritur 7 herë numri i transaksioneve me karta duke e krahasuar me vitin 2020./abcnews.al

