Pagë më e lartë dhe kontratë deri në 2026, FIGC kërkon rinovimin me Mancinin

schedule09:15 - 30 Mars, 2021

schedule 09:15 - 30 Mars, 2021

Roberto Mancini erdhi te Italia më shumë se dy vite më parë dhe ka arritur të bëjë shumë mirë dhe të kthejë qetësinë te të kaltrit që pas dështimit për t’u kualifikuar në Botërorin e vitit 2018.

Tashmë ata janë në Europianin e kësaj vere dhe në Botërorin e vitit të ardhshëm, por jo vetëm kaq sepse ata janë shndërruar në një skuadër mjaft të mirë dhe kanë aftësinë të pretendojnë edhe fitimin e këtyre turneve.

Puna e mirë shpërblehet me rinovim dhe kështu ka vepruar Federata Italiane e Futbollit. Mësohet se kreu i saj, Gabriele Gravina i ka ofruar rinovimin Mancinit. Në kontratën e re përfshihet një rritje e ndjeshme e pagës dhe afat deri në vitin 2026.

Para e re do të jetë 1 milionë më e madhe, duke shkuar në 3 milionë, plus bonuse të tjerë në varësi të arritjeve. E gjithë kjo ndodh për të shmangur tundimin e Mancinit nga klubet e mëdha në Europë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!