Pagat e SHISH shkaktojnë debate te “Siguria”, Salianji: Të vijë drejtuesi dhe të japë llogari

schedule11:02 - 8 Shkurt, 2022

schedule 11:02 - 8 Shkurt, 2022

Ka nisur me debate mbledhja Komisionit të Sigurisë këtë martë, ku ishte i pranishëm një përfaqësues i Institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Ky i fundit u pyet nga deputetët lidhur me një rrogë marramendëse, që iu zbulua një punonjësi të SHISH, gjatë publikimit të skandalit të pagave.

Në komision nuk ishte paraqitur drejtori i SHISH, por përfaqësues të tij. Kjo ka bërë që deputeti i PD-së, Ervin Salianji të kërkojë shtyrjen e shqyrtimit të projektligjit, deri kur titullari i SHISH të gjejë kohën dhe të paraqitet.

Pjesë nga debati:

Përfaqësuesit e SHISH: Nuk ishte e mundur prania e titullarit tonë, përfaqësuesit e SHISH do jenë të gatshëm të japin përgjigje.

Ervin Salianji: Nuk e di çfarë ka më të rëndësishme drejtuesi i SHISH një herë është kjo kërkesë sidomos që bëhet fjalë për trajtimin financiar të punonjësve, se ne kemi pyetje që lidhen me këtë projektligj e që titullari i institucionit ka përgjegjësinë më të madhe të ngarkuar nga ligji. Përderisa është projektligj i vjetër, ka mbetur në sirtarët e Kuvendit e është vetëm për çështje kohe, e shtyjmë kur të ketë kohë, e të mbajmë qëndrim politik.

Kjo është çështje që do një qëndrim të qartë e saktë që ka të bëjë me vizionin e drejtimit të zotërisë në krye të shërbimit se mbase mund të kërkojë më shumë trajtim financiar për punonjësit drejtuesi se sa vartësit e tij. Kështu që e shtyjmë mbledhjen e mblidhemi herë tjetër e për të sqaruar publikun për këtë vendimmarrje, pse ndodh tani, edhe nëse ka të bëjë kjo me vendimmarrje që priten të merren në këtë institucion. E shtyjmë besoj kur të ketë kohë, madje këtu janë përfaqësues të popullit, janë më shumë se 20 që vijnë për të dëgjuar dhe mendimin e SHISH drejtuesi i institucionit nuk gjen vend ta lëmë ta zgjedhë kur të dojë e mblidhemi ne i vihemi në dispozicion që në vend të japin këta llogari.

Nasip Naço: Besoj që kjo pikë nuk mbaron sot, në seancën tjetër drejtori do ketë gjithë kohën e nevojshme, varet nga vlerësimi që i bën.

Ervin Salianji: Nëse e keni lajmëruar dje është problemi i komisonit.

Nasip Naço: Njoftimi është bërë në kohën e duhur, s’kam ndërmend të nis komision hetimor apo të bëj kallëzim apo hetim administrativ, besoj duhet të nisim të dëgjojmë. As nuk është nënkuptuar pale për ta kërkuar.

Përfaqësuesja e SHISH: Qëllimi i projektligjit është trajtimi me dinjitet i punonjësve që ndërpresin marrëdhënien financiare të punës kur arrijnë 57 vjeç, para kohës për dalje në pension të plotë që përkon me 65 vjet për burrat e 61.5 për gratë. Shihet si mundësi për ta rivitalizuar institucionin e për të rekrutuar mosha të reja me energji të re e për ecifencë më të lartë për realizimin e shërbimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!