Ata protestojnë prej vitesh, por ende mbeten pa zgjidhje. Punonojësit e rafinerisë së Bashllit edhe këtë të premte dolën përpara uzinës së përpunimit. Kërkesat janë të të njëjtat:
“Kemi të njëjtën arsye, punojmë 6 muaj në vit dhe 6 muaj ngelemI. Por më e keqja është se nuk na thonë kaq ishte kontrata e punës dhe të zgjidhim problemet tona ekonomike”, shprehet një prej tyre.
Naftëtarët tregojnë se janë të detyruar të ruajnë uzinën nga degradimi.
“Kemi një rrjedhje të gazit dhe jemi të detyruar të rrimë aty ta ruajmë se nga momenti në moment mund të shpërthejë”.
Ndalja e punës në rafinerinë e Ballshit ndodhi për shkak të mungesës së lëndës së parë, naftës bruto./abcnews.al

