Paga për shkurtin e marsin, Maqedonia e Veriut miraton paketën e pestë ekonomike

schedule22:54 - 18 Prill, 2021

schedule 22:54 - 18 Prill, 2021

Maqedonia e Veriut ka miratuar sot edhe paketën e pestë ekonomike pas më se një viti nga konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në vendin fqinj. Fillimisht në Kuvend, e më pas nga Presidenti, ligjet kanë marrë miratim dhe tashmë 60 mijë punëdhënës do të mundet të paguajnë 120 mijë punonjës të tyre.

Gjatë seancës në Kuvend u mundësua edhe votimi për dy deputetë të cilët ishin të infektuar me COVID-19, në mënyrë që të krijohej shumica parlamentare.

Kjo ndërhyrje nga qeveria maqedonase u krye për shkak se punonjësit kishin vonesa prej 2 muajsh në pagim. Tashmë ata do të mund të aplikojnë deri më 30 prill për këtë pako ekonomike. /abcnews.al/