Gigio Donnarumma dhe Milani duket çdo ditë e më larg. Bisedimet për rinovimin e kontratës nuk po shkojnë si duhet dhe palët kanë këndvështrime të ndryshme në shumë çështje, sikurse shkruan “Gazetta dello Sport”.
Mino Raiola kërkon një pagë 10 milion euro për klientin e tij, ndërkohë që Milani nuk shkon më shumë se 7 milion euro. Veç kësaj, agjenti i njohur kërkon që kontrata e re të zgjatet edhe me një vit tjetër, deri në qershor të vitit 2022.
Milani kërkon minimalisht kontratë 3-vjeçare, nëse 5-vjeçarja shikohet e pamundur. Për të mos mbaruar me kaq, Raiola kërkon sërish futjen e një klauzole largimi në marrëveshje. Sigurisht ai kërkon një shifër normale, që klube të ndryshme të mund ta blejnë. /abcnews.al

