Me mijëra biznese të vogla dhe të vetëpunësuar kanë marrë pagën e “luftës” të vendosur nga qeveria si ndihmë për të gjithë këto kategori, të cilët janë pa punë apo kanë mbyllur bizneset e tyre në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Këtë të martë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se deri më tani pagën e luftës e kanë marrë 53 mijë aplikues.
Ndër të tjera në njoftimin e shprëndarë për mediat theksohet se vijon procesi i trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët/subjektet në adresat e-mail të Shërbimit për Tatimpaguesit.
Ndërkohë për të gjithë përfituesit e paketës së parë, nuk duhet ta ripërsërisin aplikimin pasi nëse ato janë të klasifikuar edhe te paketa e dytë atëherë do të njoftohen automatikisht.
Njoftim për shtyp
Drejtoria e Përgjithshme njofton se deri tani është shpërndarë paga e luftës për 53 mijë aplikues.
Ju informojmë gjithashtu, se në çdo Drejtori Rajonale Tatimore, vijon procesi i trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët/subjektet në adresat e-mail të Shërbimit për Tatimpaguesit:
| Nr | Drejtoria Rajonale | |
| 1 | Tatimpaguesit e Mëdhenj | [email protected] |
| 2 | Tirana | [email protected] |
| 3 | Durrësi | [email protected] |
| 4 | Vlora | [email protected] |
| 5 | Berati | [email protected] |
| 6 | Fieri | [email protected] |
| 7 | Elbasani | [email protected] |
| 8 | Korça | [email protected] |
| 9 | Lezha | [email protected] |
| 10 | Shkodra | [email protected] |
| 11 | Dibra | [email protected] |
| 12 | Gjirokastra | [email protected] |
| 13 | Kukësi | [email protected] |
| 14 | Saranda | [email protected] |
Ky proces do të vijojë edhe pas përfundimit të afatit të aplikimit të ndihmës financiare sipas VKM nr.254, datë 27.03.2020, dhe sigurojmë individët/subjektet se çdo ankesë/kërkesë do të trajtohet dhe shqyrtohet me korrektësinë maksimale. Subjektet dhe individët të cilëve u është refuzuar e drejta për të përfituar ndihmën financiare sipas Paketës nr.1, do të njoftohen nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tyre në e-filing, nëse do të jenë përfitues të Paketës nr.2, pa qenë e nevojshme të ndjekin procedurën e riaplikimit./abcnews.al

