“Paga e luftës”, duhet të jepej në një fashë më të zgjeruar punonjësish, Dhamo: Ndihma financiare të përfshinte edhe marsin

schedule14:41 - 1 Prill, 2020

schedule 14:41 - 1 Prill, 2020

Për shkak të vështirësive ekonomike paga prej 26 mijë lekësh duhet të shpërndahet për një fashë më të gjerë të punësuarish.

Ekspertët  kontabilist theksojnë se vlerësimi biznes i vogël apo  i madh është relativ dhe e rëndësishme është një në këtë periudhë  të ndihmohen sa  më shumë persona që jetojnë me një pagë.

Po ashtu Sotiraq Dhamo thekson se pjesë e vendimit për pagesën minimale të punonjësve duhej të ishte edhe muaji mars.

Qeveria të paktët të kishte parashikuar me hapa ndihmën e punonjësve.të ishte më trasparente majin mars të ndihmonte një pjesë dhe kështu dhe në vijim. Unë gjykoj sepse nëse do të niste në prill do të ishte e padrejtë”, është shprehur Dhamo.

Vendimin për shtyrjen e bilanceve e cilëson të mangët. Dhamo thekson se  ndihma e vërtetë për bizneset në këto kohë të vështira  do të ishte  shtyrja e pagesës së tatim-fitimit.

Duhej thënë se shtyhet dorëzimi i informacionit tatimor për pasqyrat financiare. Ndërsa masa do të ishte e plotë nëse do të shtyhej edhe tatimi për fitimin për vitin 2019. Një profesionist dhe një biznesmen e kupton qartë se s’ke si të plotësosh deklaratën e tatimit mbi fitimin deri më 31 mars nëse nuk ke bërë pasqyrat financiare. Masa nuk është e plotë.”, ka thënë ndër të tjera eksperti.

Ekspertët sygjerojnë që pjesë e paketës së ndihmës të jetë edhe qiraja pasi preken si qiradhënësit ashtu edhe qiramarrësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!