Paga e lartë e Mesut Ozil, presidenti i Fenerbahces ka një kërkesë për tifozët

schedule20:40 - 24 Janar, 2021

schedule 20:40 - 24 Janar, 2021

Tashmë dihet se Mesut Ozil është transferuar në radhët e Fenerbahces, pasi ndërpreu kontratën me Arsenalin. Klubi turk arriti ta transferonte lojtarin me parametra zero, por problemi qëndron tek paga e tij. Ozil fitonte rreth 18 milionë paund në Londër, por ai ka pranuuar një ulje prej 5 milionë për t’iu bashkuar ekipit të zemrës.

Megjithatë, shifra mbetet sërish e lartë dhe një kohë pandemie është e vështirë për t’u përballuar për këdo klub. Kështu, presidenti i Fenerbahces, Ali Koc, ka kërkuar ndihmën e tifozëve për ta ndihmuar atë financiarisht për të zyrtarizuar lëvizjen.

 

Ali Koc, Presidenti i Fenerbahce

“Ne kemi një kërkesë për tifozët tanë. Ju lutem vazhdoni të na mbështesni, pasi kemi nevojë për mbështetjen tuaj financiare. Në ditën e nënshkrimit të Ozil, unë do t’iu kërkoj të thyejmë një rekord së bashku përmes një fushate SMS-së. 300.000, 500.000 apo dhe një milionë mesazhe me tekst priten të vijnë. Kjo mbështetje do të na bënte shumë mirë”, është deklarata e Koc.

“Fushata” Mesutol do të startojë këto ditë dhe një mesazh do të kushtojë më pak se 2 paund. Të gjithë mesazhet do të dërgohen në numrin 1907, vitin e themelimit të klubit. Tashmë e kanë tifozët në dorë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!