Një nga revistat më të njohura në Britaninë e Madhe, ‘Spectator’, shkruan se padurimi do i japë fund izolimit.
Kjo javë ka nisur me rrugët e mbushura me makina në Britani.
Miliona njerëz u rikthyen në punë dhe metrotë ishin të mbushura me udhëtarë. Fotot tregojnë se si njerëzit po e shpërfillin izolimin.
Pavarësisht kësaj, kryeministri britanik Boris Johnson tha se duhen respektuar rregullat e izolimit. Ai nuk dha asnjë datë se kur do të nisë lehtësimi. Megjithatë, qytetarët duket se e kanë vendosur vetë se kur do të lëvizin.
Rikujtojmë se janë zhvilluar protesta masive kundër masave të izolimit në Amerikë, Brazil dhe në kufirin gjermano- polak./abcnews.al