Ylli i Hollivudit, Blake Lively, ka ngritur akuza bombë kundër bashkë-yllit të saj “It Ends With Us”, Justin Baldoni, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual dhe një fushatë shpifjeje.
Të dy ishin protagonistë të filmit “It Ends with us”, ku Baldoni ishte edhe regjisor.
Në padinë e saj, Blake Lively ndau bisedën e supozuar midis Justin Baldonit dhe pjestërarë të ekipit të fushatës mediatike, në të cilën ata planifikonin një fushatë shpifjeje ndaj yllit të “Gossip Girl”.
Padia pretendon se Baldoni ngacmoi seksualisht Lively-n dhe se ajo kishte përjetuar një atmosferë të pakëndshme pune.
Në dosjen gjyqësore, aktorja hollivudiane pretendoi se Justin Baldoni u përpoq të prishte imazhin e saj pasi thirri një takim në të cilin ajo mori me vete bashkëshortin e saj aktor, Ryan Reynolds, për të trajtuar “ngacmimet e përsëritura seksuale dhe sjellje të tjera shqetësuese” nga regjisori i saj dhe një producent në xhirimet e ‘It Ends With Us’.
Ajo kërkoi që të mos shtoheshin skenat e marrëdhënieve seksuale apo prekjet fizike.
Lively gjithashtu kërkoi që të mos bëheshin biseda të natyrës seksuale rreth saj, të mos përmendeshin organet gjenitale të aktorëve dhe ekipit, të mos flitej për peshën e saj, të mos përmendej ‘varësia e mëparshme ndaj pornografisë’ e Baldonit dhe të mos shfaqeshin video apo imazhe nudo të grave.
Ndërkohë, ekipi ligjor i Justin Baldonit mohoi akuzat, duke i cilësuar ato “kategorisht të rreme”.
Në një deklaratë për BBC, ekipi i regjisorit “It Ends With Us” tha se ata punësuan një menaxher krizash sepse Blake Lively kishte kërcënuar të sabotonte filmin nëse nuk plotësoheshin kërkesat e saj.