Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Padia “qorre” e PD/ Kallëzim për ish bashkiaken, por nuk provon pretendimet e televizionit të familjes

schedule10:08 - 7 Prill, 2026

schedule 10:08 - 7 Prill, 2026

Katër deputetë të PD, Gazmend Bardhi, Elda Hoti, Xhelal Mziu e Bledion Nallbati janë thirrur në Gjykatën e Posaçme si dëshmitarë në cilësinë e kallëzuesit në procesin ndaj ish-Kryetares së Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj. Por Bardhi, si kallëzues, duket është mjaftuar me një kronikë në televizionin e familjes Berisha dhe thotë në gjykatë se ata nuk i kanë vërtetuar këto pretendime qëkanë paraqitur në kallëzim.

Deputetja Hoti shprehu habi pse i kanë thirrur si dëshmitarë, ndërsa Gazmend Bardhi u duk sikur e urdhëroi SPAK-un ta bëjë këtë gjë për ta.

Sipas padisë, Zyra Islamaj, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Bëhet fjalë për një tender për ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë të Tropojës, ku kryebashkiakja e komanduar, kishte interesa personale.



Islamaj, rezulton se është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!