Ish-presidenti Donald Trump mund të dënohet për komentet përçmuese që ai bëri për një grua që e akuzoi për përdhunim, ka thënë Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së.
Avokatët e tij më parë argumentuan se Trump ishte ligjërisht imun pasi ishte president kur dha deklaratat në vitin 2019.
Por të martën, avokatët thanë se nuk kishin më “bazë të mjaftueshme” për të arritur në përfundimin se Trump kishte vepruar brenda fushëveprimit të detyrave të tij.
Në maj, Trump u urdhërua t’i paguante ish-kolumnistit të revistës 5 milionë dollarë, pasi u akzua për abuzim seksual të saj në vitin 1996 në një dyqan në Nju Jork.
Carroll, 79, aktualisht po kërkon 10 milionë dollarë nga Trump në një padi për shpifje, e cila do të fillojë gjyqin në janar.
/abcnews.al