Mosha është thjesht një numër i parëndësishëm për Manny Pacquiao-n. Boksieri 42-vjeçar do rikthehet në ring më 21 gusht për duelin e 72-të në karrierën e tij 26-vjeçare në boksin profesionist.
Kundërshtari i legjendës filipinase është kampioni i botës Eroll Spence. Boksieri amerikan ka një rekord prej 27 fitoresh (21 me nokaut), 0 humbje dhe 0 barazime.
Spence mban titujt kampion bote WBC dhe IBF në kategorinë e peshës “welter” ( 66.7 kg).
Si rrallëherë Pacquiao nuk është favorit. Diferenca prej 12 vitesh i jep një avantazh të dukshëm 31-vjeçarit Spence, i cili është në kulmin e karrierës. /abcnews.al