Pacolli flet për mundësinë e përfshirjes në qeverinë Hoti

schedule18:37 - 14 Tetor, 2020

schedule 18:37 - 14 Tetor, 2020

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është shprehur së fundmi se nuk ka biseduar me askënd për mundësitë e përfshirjes në qeverinë Hoti.

Përkundër votimit të paketës për rimëkëmbje ekonomike, Pacolli nuk e bëri të ditur pozicionin e qartë të partisë së tij nëse do të jetë pjesë e qeverisë, por tha se partia që ai drejton do të vazhdojë të jetë konstruktive.

“Nuk është diskutuar me askënd, unë si gjithmonë kam qenë konstruktiv”, tha ai.

Pacolli shtoi po ashtu aty ku qeveria meriton përkrahje, ajo mund të ketë mbështetjen në votat e tij.

“Unë aty ku meriton qeveria të përkrahet do ta përkrahim, nuk është hera e parë më duket”, tha kreu i AKR . /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!