Pacolli debat me homologun boshnjak për shkak të tarifës 100%

schedule17:44 - 30 Nëntor, 2018

schedule 17:44 - 30 Nëntor, 2018

Në takimin e Ballkanit perëndimor ku kanë qenë të pranishëm ministrat e punëve të jashtme të këtyre vendeve, ndodhi një debat mes minsitrit të Jashtëm kosovar Pacolli dhe homologut të tij boshnjak Crnadak. Mediat kosovare raportojnë se brenda takimit të Ballkanit perëndimor ku ishin të pranishëm ministrat e Punëve të Jashtme, minsitri i Jashtëm i Kosovës Pacolli mes toneve të larta i ka numëruar homologut të tij boshnjak penalizimet që shteti i tij prej kohësh bën ndaj Kosovës.

Ndër të tjera Pacolli theksoi se Bosnje e Hercegovina nuk njeh as targat dhe as vulat e Kosovës, nuk lejon që produktet e Kosovës të hyjnë në Bosnje. Në këtë mënyrë sipas Pacollit, Prishtina vetëm sa ka respektuar reciprocitetin. Ministri boshnjak nga ana e tij i është përgjigjur, duke thënë se këto vendime janë skandaloze dhe në kundërshtim me frymën integruese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!