Pacolli: Besoj në pafajësinë e Thaçit, mbetet ndër figurat më të larta të luftës sonë të drejtë

schedule16:19 - 5 Nëntor, 2020

schedule 16:19 - 5 Nëntor, 2020

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pacolli ka thënë se sot vendi ynë po përballet me betejën e fundit për të mbrojtur luftën tonë të drejtë, për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.

“Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi, e ka udhëhequr Kosovën përmes luftës së saj për pavarësi dhe liri. Ai mbetet ndër figurat më të larta të luftës sonë të drejtë”, shkruan Pacolli.

Ndër të tjera në postimin e tij në Facebook, Pacolli deklaron se beson në pafajësinë e Thaçit.

Sot, vendi ynë po përballet me betejën e fundit për të mbrojtur luftën tonë të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.  Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi, e ka udhëhequr Kosovën përmes luftës së saj për pavarësi dhe liri. Ai mbetet  ndër figurat më të larta të luftës sonë të drejtë.

Unë besoj në pafajësinë e tij dhe do të mbetem përgjithmonë mbështetës i betejës së tij për të mbrojtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj”, shkruan ai.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!