Pacienti në spitalin psikiatrik të Shkodrës dhunon infermierin

schedule12:45 - 23 Qershor, 2021

schedule 12:45 - 23 Qershor, 2021

Një infermier në spitalin psikiatrik të Shkodër është dhunuar nga një pacient i shtruar.

Burime bëjnë me dije për ABC se pacienti që ka dhunuar infermierin është përdorues i lëndëve narkotike.

Nuk dihet ende gjendja e infermierit si dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Infermieri po merr trajtim mjekësor, ndërsa pacienti po mbahet i izoluar nga pjesa tjetër deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!