Pacienti kërcënon me armë mjekët në spitalin psikiatrik

schedule22:30 - 8 Gusht, 2022

schedule 22:30 - 8 Gusht, 2022

Një pacient gjatë së dielës ka kanosur me armë zjarri stafin shëndetësor në Klinikën e Psikiatrisë. Pas ngjarjes ka ndërhyrë policia, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Vjen çdo ditë për të marrë trajtim këtu. Por të dielën, një pacient këtu në Klinikën e Psikiatrisë së QKUK-së nuk erdhi vetëm për t’u shëruar. Ai me vete po bartte një armë zjarri, me të cilën kërcënoi stafin. Rastin e konfirmon drejtori i Klinikës, Fatmir Kutllovci.

Mjeku pohon gjithashtu se raste të tilla ndodhin brenda kësaj qendre spitalore herë pas herë.

Por si duhet të veprojë ligji masat në rastet kur persona me probleme të shëndetit mendor kryejnë vepra penale?

Kurse Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes një përgjigje për T7, se me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt. /Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!