Pacienti me Covid-19 u hodh nga kati i katërt, reagon spitali: Kishte probleme psiokologjike

schedule13:34 - 3 Shtator, 2020

schedule 13:34 - 3 Shtator, 2020

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë e ndodhur një natë më parë ku ka humbur jetën një 65 vjeçar.

Sipas këtij njoftimi mësohet se 65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.

“65-vjeçari ishte shtruar një ditë më patë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit”, thuhet në reagimin e spitalit.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur përfaqësuesja e spitalit Eugerta Dilka në një deklaratë për mediat por duke theksuar se ai kishte edhe probleme psikologjike, ndërsa nuk ka pranuar t’i përgjigjet pyetjeve.

“Kishte vetëm 24 orë që po trajtohej në spitalin tonë me terapinë e mjekimit për Covid-19, si dhe shqetësimet psikologjike”, tha Dilka.

LEXO EDHE: Hidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit 65-vjeçari me Covid-19, ndërron jetë në vend

Reagim i plotë:

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 65-vjeçarit me inicialet H.M, i cili i dha fund jetës mbrëmjen e sotme dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira.

65-vjeçari ishte shtruar një ditë më patë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.

Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se po vijojë të jetë në shërbim 24/7 për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.e.s/abcnews.al