Pacientëve me Alzheimer u shtohen shpresat, një ilaç i ri synon të ngadalësojë sëmundjen

schedule12:14 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 12:14 - 12 Dhjetor, 2022

Zhvillimet për mposhtjen e sëmundjes së Alzheimerit janë shpresëdhënëse. Një ilaç i ri është në fazën e testimit i cili do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.

Demenca i referohet një sërë çrregullimesh neurodegjenerative dhe ka një efekt në funksionin e trurit, simptomat që ajo shkakton janë vështirësi në të folur ose në ecje, humbje memorie, ndryshim në sjellje,

Ilaçet synojnë të ngadalësojnë sëmundjen ose të zvogëlojnë simptomat, ato që janë vënë në dispozicion nuk shërojnë. Por duket të jetë ilaçi i parë që do të ketë sukses në ngadalësimin e rënies njohëse të pacientëve që janë në fazat e hershme të Alzheimerit, është një fakt.

Ilaçi i ri “Lecanemab” synon pllakat ngjitëse, toksike të proteinës beta-amiloide që grumbullohen në trurin e pacientit, duke shkatërruar qelizat vitale të neuroneve dhe, si rrjedhojë, funksionet e tyre njohëse.

“Lecanemab”, një antitrup monoklonal, si antitrupat që trupi zhvillon për të sulmuar viruset ose bakteret, është krijuar për të udhëzuar sistemin imunitar të pastrojë pllakat beta-amiloide nga truri.

Ilaçi nuk funksionon te pacientët me Alzheimer të avancuar, por në krahasim me asgjë konsiderohet shumë i rëndësishëm.

Ana negative e ilaçit janë efektet anësore, të cilat janë shumë serioze, sepse mund të çojnë në komplikime në tru dhe deri në vdekje. Ilaçi u testua për 18 muaj dhe duhet studiuar më tej.

Studiuesit nga Universiteti i Leicesterit dhe Universiteti i Goettingen zbuluan se te njerëzit me demencë proteina paloset dhe forma e saj bëhet ndryshe nga zakonisht. Kështu ata hodhën hipotezën se nëse do të administronin një proteinë beta-amiloide në të njëjtin model me vaksinën, atëherë trupi do të aktivizohej për ta neutralizuar atë. Pra, do të trajnohet për t’u marrë me proteinën që shkakton dëmtimin e trurit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!