“Pablo Escobar” i Britanisë së Madhe lirohet nga burgu, por i ndalohet përdorimi i WhatsApp

schedule12:12 - 23 Nëntor, 2022

schedule 12:12 - 23 Nëntor, 2022

Një baron i drogës, i cilësuar si Pablo Escobar i Britanisë është liruar nga një burg i sigurisë së lartë dhe është kthyer në zemër të perandorisë së tij të krimit.

Curtis “Cocky” Warren, 59 vjeç doli nga burgu Whitemoor në Cambridgeshire të hënën pasi kreu një dënim 14-vjeçar.

Warren, tani do t’i nënshtrohet disa prej masave më të rrepta të vendosura ndaj një të dënuari të liruar.

Atij i është ndaluar përdorimi i WhatsApp dhe Facebook Messenger dhe duhet t’i njoftojë punonjësit e policisë nëse dëshiron qëtë hipë në makinën e një shoku.

Warrenit i ndalohet gjithashtu të mbajë kriptovaluta dhe duhet të lajmërojë 7 ditë para nëse dëshiron të shkojë në Skoci.

Mosrespektimi i rregullave mund ta kthejë atë në burg për 5 vjet të tjera.

Sanksionet u vendosën ndaj Warren në vitin 2013 me urdhrin e parë të Mbretërisë së Bashkuar për parandalimin e krimeve serioze.

Por Agjencia Kombëtare e Krimit nuk arriti ta ndalonte atë të kthehej në Liverpool, ku ai ndërtoi perandorinë e tij.

Një burim i afërt me Warren tha: “Cocky gjithmonë kishte planifikuar të kthehej në Liverpool”.

Avokati i tij Anthony Barraclough tha: “Gjëja e parë që donte të bënte ishte të shihte nënën e tij. Ai thjesht dëshiron paqe dhe qetësi. Atij i lejohet të ketë një jetë të mirë dhe të zakonshme.”

Warren u krahasua me bosin kolumbian të drogës Escobar kur u burgos për 13 vjet në vitin 2009 për një komplot kontrabandë kanabisi prej 1 milion £.

Warren dhe llogaritë e tij bankare do të monitorohen nga NCA për pesë vitet e ardhshme.

Atij gjithashtu i ndalohet të zotërojë më shumë se 1000 £.

NCA tha: “Aksioni kundër kriminelëve nuk përfundon me një dënim.”/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!