Kapiten Artur Meçollari e konsideron si një deklaratë të fotë, atë të presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili tha se vendi i tij nuk do të sulmojë Ukrainën dhe se kreu i Wagnerit, Prigozhin ndodhet në Rusi.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Meçollari u shpreh se Lukashenko mund të ketë takuar Prigozhinin dhe se ky i fundit mund ta ketë informuar për situatën në Moskë dhe fatin e presidentit rus, Vladimir Putin.
“Deklarata është e fortë dhe nga mënyra se si është formuluar, tregon që Lukashenko po ndryshon kursin. Gjithsesi, historia e tij në këto 16 muaj ka treguar që ka qenë një vasal i plotë i Putinit. Ka një element që ka ndikuar dhe unë spekuloj në këtë, takimi që ka bërë Lukashenko me Prigozhinin. Ata të dy janë takuar dhe takim i tyre duhet të ketë qenë vendimtar në pozicioni e Lukashenkos në të ardhmen. Ata janë miq prej më shumë se 20 vitesh dhe është normale që në Minsk është takuar edhe me Lukashenkon. Dy javë më parë, ishte sekretari i NATO-s i cili ka bërë një paralajmërim Lukashenkos, duke deklaruar se NATO-ja është përgatitur edhe për një përfshirje të Bjellorusisë në konfliktin ukrainas.
Kur përmenda takimin e tij të mundshëm me Prigozhinin, kam parasysh se ai ka njohur të vërtetën e situatës në Moskë dhe fatin e Putinit”, theksoi ai./abcnews.al