Nënë e bijë në Francë janë arrestuar nga policia pasi kanë mbajtur “peng” për gati tre vite më të voglën e familjes, respektivisht vajzën dhe motrën e tyre.
Ato akuzohen se për tre vite me radhë ato kishin mbajtur në robëri 25-vjeçaren, në kushte të vështira jetese duke cituar “arsye fetare”.
Rasti është zbuluar nga policia në datë 24 gusht, pasi 25-vjeçarja arriti të largohej nga banesa.
Ajo deklaroi se nëna dhe motra e saj e mbanin të mbyllur dhe shpesh herë e dhunonin fizikisht, sa herë që ajo përpiqej të reagonte ndaj tyre ose të largohej nga banesa.
E reja ishte privuar nga ushqimi dhe jetonte në kushte të mjerueshme, si pjesë e këtij “riti” që ndiqej prej tyre.
Pretendimet e 25-vjeçares u vërtetuan nga ekspertiza mjeko-ligjore, dëshmitë ë reja dhe autopsia në vendin e ngjarjes. Dritaret e dhomës ku e reja qëndronte ishin izoluar me dërrasa druri të gozhduara në mur, ndërsa banesa nuk kishte ujë dhe as energji elektrike. m.v/abcnews.al