Pa u larguar ende mirë, Boris Johnson po planifikon një rikthim të stilit Berlusconi në Downing Street, sipas ish-sekretarit të zhvillimit ndërkombëtar në Mbretërinë e Bashkuar, Rory Stewart.
Boris Johnson po përgatitet të largohet, por ende nuk e ka kuptuar pse po detyrohet të largohet nga Downing Street, ka thënë ai.
Kryeministri në largim nuk beson se ai ishte “i keq” në kryerjen e detyrave të tij dhe se ai ra për shkak të mangësive të mëdha të karakterit, tha ish-ministri i zhvillimit ndërkombëtar.
“Kam frikë se ai ka një ego të jashtëzakonshme dhe mendon se është trajtuar keq”, tha Stewart për programin Today.
“Kam frikë se do të përfundojmë me një Berluskoni të dytë ose një Trump të dytë që përpiqet të kthehet përsëri”, shtoi ai.
Ish-ministri i tha gjithashtu Guardian se Johnson do të lëvizte duke kërkuar mundësi dhe “duke shpresuar për një rikthim populist” pasi të largohej nga detyra. Një tjetër ish-ministër, David Gauke, tha se besonte se kryeministri po planifikonte tashmë një rikthim në ballë të politikës.
Thashethemet rreth së ardhmes së Johnson janë të papërmbajtura ndërsa beteja midis Liz Truss dhe Rishi Sunak për postin e kryeministrit hyn në javën e saj të fundit, me rezultatet që priten të hënën e ardhshme. /abcnews.al