Në Tokyo mes shumë pakënaqësish për shkak të periudhës së vështirë prej Covid-19 këtë verë do të zhvillohen Lojërat Olimpikë, të cilat duhet të ishin zhvilluar vitin e shkuar, por u anulua gjithçka prej pandemisë.
Në fshatin olimpik, ku do të jenë grumbulluar të gjithë sportistët, rregullat do të jenë shumë të rrepta për të shmangur përhapjen e Covid-19. “Jo seks, ne jemi atletë:, është slogani i përhapur së fundmi. Atletët nuk do lejohen të bëjnë seks gjatë kësaj periudhe (nuk dihet sa do ja arrijnë t’i kontrollojnë”.
Gjithashtu, puthjet nuk do të lejohen. Japonia ka bërë një investim gjigant për Lojërat Olimpike. Vetëm infrastruktura për Covid-19 i ka kushtuar 2.3 miliardë euro më shumë, duke e çuar faturën në 13 miliardë.
Jo vetëm kaq sepse gjatë organizimit të garave tifozët dhe gjithë njerëzit e pranishëm në stadium nuk do e kenë të lejuar të brohorasin, si dhe 11 mijë atletët do të jenë të detyruar të shmangin kontaktet fizike të panevojshme. /abcnews.al