Pa rroba dhe i zhvatur nga prostitutat, bëmat e Lord Bendter në një libër

schedule12:14 - 13 Tetor, 2020

schedule 12:14 - 13 Tetor, 2020

Nicolas Bendter ka nxjerrë në shitje autobiografinë e tij të titulluar “Both Sides”. Ish-sulmuesi i Arsenalit tregon në libër hapat e parë të karrierës së tij, por edhe anën e errët të saj. Danezi ka patur probleme me bixhozin, por edhe seksuale të cilat shkatërruan karrierën e tij sportive.

Bien në sy disa histori me të cilat 32-vjeçari është futur në probleme me prostituta, me të cilat ai dhe shokët e skuadrës shkonin një ditë para ndeshjeve. “Më ka ndodhur që pasi shkova me një vajzë, ajo u kthye sërish tek unë dhe pretendonte se e kisha lënë shtatzanë. Unë e pyeta atë se çfarë kërkonte të thoshte me këtë dhe ajo kërkoi diçka nga unë.

 

Vajza më kërkoi që unë të paguaja që ajo të bënte operacion gjoksin. Kështu që u detyrova t’ia paguaja operacionin si dhe rrugën deri tek klinika. Një natë tjetër një vajzë më theu dritaren e pasme tek një nga Porschet e mia.

Kam patur edhe nga ato vajza që më kanë kontrolluar telefonin, por kurrë nuk kam shkuar me zhvatëse. Kur ajo po e kontrollonte mendova se kërkonte të dinte se me kë tjetër unë po flisja. Por në mëngjes ajo ishte zhdukur së bashku me rrobat e mia. Më vonë e kuptova se ato kishin përfunduar poshtë në rrugë sepse ajo i kishte hedhur nga dritarja”, shkruan Bendter. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!