Pa minuta në elitën e Italisë, Stiven Shpendi i “shumëkërkuari” i skuadrave në Serie B

schedule20:56 - 16 Janar, 2024

schedule 20:56 - 16 Janar, 2024

Minutat e pakta në fushën e blertë, por edhe mungesa e golit, në elitën e futbollit italian kanë bërë, që skuadra e Empoli, të vendosë të japë në huazim, talentin shqiptar, të sulmit, Stiven Shpendi, të paktën, deri në fund të këtij sezoni, në mënyrë që 20-vjeçari, të jetë në formën e duhur, për edicionin e radhës.

Kështu, në garë menjëherë kanë hyrë, klubet e Serie B, ku të parët që kërkuan shëbimet e “yllit” të “Shpresave” ishte skuadra e Pisa-s, me derjtorin sportiv, të këtyre të fundit, Stefanelli, i cili e pëlqen shumë Shpendin si lojtar, teksa më herë kanë qenë të dy pjesë e skuadërs së Cesena.

Mirëpo, Pisa nuk është e vetmja skuadër në Serie B, që interesohet për shërbimet e Shpendit, pasi sulmuesi “Kuqezi” pëlqehet shumë edhe nga dy klube të tjera, që konkurrojnë në Serie B, FeralpiSalo e Sampdoria. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!