Karburanti shpërtheu në flakë, arrestohet 24-vjeçari që u përplas me depozitën e gazit

schedule12:31 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 12:31 - 27 Dhjetor, 2019

Një depozitë gazi shpërtheu në flakë mbrëmjen e djeshme në një karburant në zonën e Kombinatit. Një ditë më pas policia ka arrestuar personin përgjegjës. 24-vjeçari me iniciale M.B duke drejtuar motorin pa patentë është përplasur me depozitën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.  Si pasojë e përplasjes karburanti shpërtheu në flakë.

Policia thotë se “M.B. akuzohet për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë ai ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bombolën e gazit të një karburanti, e cila shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve, duke shkaktuar rrjedhje të saj dhe më pas djegien e gjithë pikës së karburantit”.

VIDEO / Merr flakë karburanti në Kombinat, policia jep detajet

Informacioni i policisë:

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasi M. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Kombinat, duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë ka humbur kontrollin duke u përplasur me bombolën e gazit të një karburanti, e cila shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve, duke shkaktuar rrjedhje të saj dhe më pas djegien e gjithë pikës së karburantit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!