Një nga futbollistët më të njohur të futbollit modern, është padiskutim David Beckham. Ish-mesfushori anglez nuk është shkëputur për asnjë moment nga futbolli, edhe pse vari këpucët në gozhdë disa vite më parë.
Beckham është president i klubit Inter Miami në MLS dhe prej disa vitesh, familja e tij është zhvendosur në Amerikë. Toka e bekuar nuk mund t’i shpëtonte fenomenit Koronavirus dhe ky fenomen, ka “zbarkuar” edhe atje.
David Beckham dhe familja e tij janë në izolim, ose të paktën ashtu mendonim… Ata janë fotografuar duke luajtur futboll nën diellin e Miamit, si dhe pa fanella. Ish-mesfushorit anglez iu bashkuan fëmijët e tij, Brooklyn 21 vjeç, Romeo 17 vjeç dhe Cruz 15 vjeç. Familja Beckham duket se e ka gjetur zgjidhjen për të kaluar ditët e izolimit…/abcnews.al