“Pa drita dhe pa ushqim”, vështirësohet jetesa në qytetin ukrainas të pushtuar nga rusët

schedule16:37 - 3 Mars, 2022

schedule 16:37 - 3 Mars, 2022

Jeta në qytetin ukrainas të Khersonit pas pushtimit rus është kthyer në një moment mbijetese, pasi qytetarët po përballen me mungesën e energjisë elektrike por dhe të ushqimeve.

Kherson në Ukrainën jugore është bërë qyteti i parë i madh që është pushtuar nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit.

Një qytetare e identifikuar si Sveta Zorina, e cila jeton atje, ka qëndruar në shtëpinë e gjyshes së saj që nga fillimi i pushtimit.

“Situata është e vështirë, sepse ushtarët e ushtrisë ruse janë në të gjithë qytetin. Kufizimet janë shumë të vështira. Nuk na lejohet të dalim nga shtëpia kur është errësirë. Nuk duhet të ndezim dritat në mbrëmje”, tha ajo për BBC.

Ajo gjithashtu thotë se nuk ka mjaftueshëm ushqim apo ilaçe në qytet.

“Kishte një moment kur mendova se nuk mund të duroja më”, thotë ajo. “Ndihem me mire tani.”

Sveta është përpjekur të punojë nga shtëpia si përkthyese për një gazetar kanadez. Ajo dhe gjyshja e saj kanë furnizime të mjaftueshme për disa javë – megjithëse një dyqan aty pranë i ka mbetur pa ushqim.

“Unë mendoj se ne jemi të frikësuar gjatë gjithë kohës, megjithëse po përpiqemi ta luftojmë atë ndjenjë. Por në përgjithësi ajo është e guximshme dhe më frymëzon. Ne po kujdesemi për njëri-tjetrin.”