Victor Osimhen mund të jetë i sakrifikuari te Napoli, por kjo do të ndodhë vetëm për ofertën e duhur.
Napoli së fundmi e ka refuzuar një oferte nga londinezët e Arsenalit, sipas asaj që shkruan “Calciomercato” në Itali.
“Topccinjtë” kanë ofruar për nigerianin 76 milionë paund, por Napoli ka qenë i qartë në kërkesat që ka.
Pa 90 milionë paund presidenti Aurelio De Laurentiis nuk e lëshon xhevahirin e skuadrës, i cili është nën kontratë deri më 30 qershor 2025. / abcnews.al