Mesut Ozil ka bërë një gjest të madh. Fantazisti i Arsenalit është gati të paguajë Jerry Quy, njeriun që qëndronte pas maskotës së famshme të Arsenalit, “Gunnersaurus” është pushuar nga puna pas 27 vitesh, pati reagime të shumta.
Mesut Ozil ka dalë vullnetar për të paguar rrogën e Jerry deri në momentin që të jetë pjesë e klubit. “U mërzita shumë kur maskota jonë e famshme dhe besnike Jerry Quy aka u pushua nga klubi pas 27 vitesh.
U mërzita shumë dhe do t’i ofroj Arsenalit që t’i paguaj rrogën e tij të plotë deri në momentin që të jem pjesë e klubit. Jerry do të vazhdoj punën e tij që e do shumë”, shkroi Ozil./abcnews.al
I was so sad that Jerry Quy aka our famous & loyal mascot @Gunnersaurus and integral part of our club was being made redundant after 27 years. As such, I’m offering to reimburse @Arsenal with the full salary of our big green guy as long as I will be an Arsenal player… pic.twitter.com/IfWN38x62z
— Mesut Özil (@M10) October 6, 2020