Ounahi drejt Serie A, Inter kthen “sytë” nga marokeni

schedule16:29 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 16:29 - 16 Dhjetor, 2022

Drejtori i Interit, Piero Ausilio ësht kthyer nga Doha dhe në listën e transferimeve ka një emër të shënuar me shkronja të “mëdha”, në listën e afrimeve për këtë sezon. Nuk është emëri i ri, pasi marokeni Azzedine Ounahi, prej kohësh tashmë, ndiqej me kujdes nga “radarët zikaltër”.

Siç raportohet nga mediat italiane, Inter ka patur kontakte me Angers, klub me të cilin Ounahi ka një kontratë deri në qershor të vitit 2026, por me paraqitjet e bëra në “Katar 2022”, vlera e tij është rritur me shpejtësi.

Leicestër tashmë e ka bërë ofertën për Ounahi dhe ka vendosur në “pjatën” e francezëve plot 45 milionë euro, shifër kjo e papërballueshme nga Interi në këto momente, kështu që “zikaltrit” janë të detyruar të shpresojnë, që “ylli” i mesfushës marokene, të qëndrojë në Angers deri në fund të sezonit, periudhë kjo ku ekipi nga Milano, mund ta ketë më të lehtë transferimin pas shit-blerjeve të lojtarëve. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!