Kompania amerikane Otto Aviation ka krijuar një prej avionëve më të efektshëm Celera 500L. Kompania thotë se Celera 500L është aeroplani më efikas dhe që mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 724 km/orë.
Deri më tani janë kryer 31 fluturime provë, ndërkohë që konsumi i ulët i karburantit e bën Celera-n 500L aeroplanin më miqësor ndaj mjedisit. Përpos fluturimeve të pasagjerëve, Celera 500L mund të përdoret gjithashtu për të transportuar mallra dhe për qëllime ushtarake.
“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të krijojmë një aeroplan të sigurt dhe privat që do të lejonte fluturime të drejtpërdrejta në SHBA me shpejtësi dhe kosto të krahasueshme me udhëtimet komerciale ajrore.”, tha drejtuesi i kompanisë, Bill Otto për CNN.
Pasagjerët do të kenë mundësinë të udhëtojnë privatisht me kosto të krahasueshme me biletat komerciale të linjave ajrore. /abcnews.al/