Osmani takon Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve: Diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë

schedule20:04 - 31 Gusht, 2024

schedule 20:04 - 31 Gusht, 2024

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar këtë të shtunë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof në Pragë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, duke ndarë në rrjetet sociale disa foto nga ky takim.

Osmani ka zbuluar se me Kasnof kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend si për dialogun me Serbinë.

“Kënaqësi të takoj në Pragë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof. Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!