Osmani takohet me deputetët belgë: Anëtarësimi i Kosovës në NATO kontribuon në stabilitetin e rajonit

schedule21:19 - 14 Korrik, 2023

schedule 21:19 - 14 Korrik, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga Theo Francken.

Zyra e Presidencës njofton se presidentja Osmani ka falënderuar për mbështetjen dhe përkushtimin e Belgjikës në misionin e NATO-s dhe partneritetin e saj me Kosovën.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka potencuar se synimi i Kosovës është që anëtarësimi në Partneritetin për Paqe t`i paraprijë atij në NATO dhe se këta hapa kontribuojnë në stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe rajonit”, citohet në komunikatë Osmani.

Sipas presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të saj si partnere në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Një pjesë e takimit iu kushtuar edhe mundësive të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Deputetët belgë gjatë ditës kanë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca./KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!