Osmani takim me ministren e Jashtme të Suedisë: Prioritet raportet mes Kosovës dhe OSBE-së

schedule15:45 - 8 Korrik, 2021

schedule 15:45 - 8 Korrik, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministren e Jashtme të Suedisë Ann Linde.

Osmani bën me dije se fokus i këtij bashkëbisedimi ishte roli i OSBE-së në Kosovë.

Ndërkohë ministrja e Jashtme e Suedisë në këtë vizitë ishte e shoqëruar nga Asa Regner zëvendës drejtoreshë e organizatës UN Women.

Presidentja Osmani vlerësoi rolin e kësaj organizate në Kosovë sidomos në vitet ’90, duke kërkuar që raportet dhe bashkëpunimi me këtë organizatë të shkojnë më tej, sidomos në aspektin e fuqizimit të grave në vendimmarrje.

“Në cilësinë e udhëheqëses së OSBE-së, sot Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedise, Ann Linde, vizitoi Kosovën. Në takimin që kishim, diskutuam për rolin e rëndësishëm të OSBE-së në Kosovë që nga vitet e 90-ta e deri më sot.

Kam potencuar rëndësinë e avancimit të përfaqësimit të Kosovës në këtë organizatë si dhe përpjekjet tona për fuqizim të shtetësisë sonë dhe të interesit të qytetarëve tanë nëpërmjet anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Duke pasur parasysh prioritetin e Suedisë që fuqizimi i grave në procese të paqes dhe sigurisë të jetë në fokus, diskutuam edhe për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe vendimmarrjes së grave në këto procese”, shprehet Osmani./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!